AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 18:22

Arrestimi i mjekut në Tiranë, reagon Spitali i Traumës: Raste të tilla nuk duhet të njollosin bluzat e bardha

Arrestimi i mjekut në Tiranë, reagon Spitali i Traumës: Raste

Spitali i Traumës ka reaguar pas operacionit të policisë në ambientet e tij ku u vu në pranga mjeku Fitim Marku i cili akuzohet se kishte marrë ryshfet nga pacientët.

Në reagimin e bërë për mediat, spitali thekson se raste të tilla nuk duhet të njollosin të gjitha bluzat e bardhat ndërsa shton se shërbimi për qytetarët nuk është ndërprerë në asnjë moment.

“Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët.

Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.

Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor”, thuhet në reagim.