AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 15:43

Dy ditë para zgjedhjeve në Itali/ Berisha mbështet partinë e Berluskonit: Iu konfirmova pjesëmarrjen më të gjerë të emigracionit shqiptar në favor të Forza Italia

Dy ditë para zgjedhjeve në Itali/ Berisha mbështet partinë e

Dy ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në Itali, ish kryeministri Sali Berisha ka dhënë mbështetjen për partinë e krahut të djathtë të Silvio Berluskonit, Forza Italia, e cila është në koalicion me dy parti të tjera të djathta që sipas sondazheve pritet të dalin fituese në rezultatet e 25 shtatorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në një bashkëbisedim që ka pasur me përfaqësuesit e Forza Italia, “u konfirmova atyre dhe të gjithë koalicionit të djathtë italian që garojnë në zgjedhjet e 25 shtatorit, mbështetjen dhe pjesëmarrjen më të gjerë të emigracionit shqiptar në favor të Forza Italia, aleatit tradicional të PD dhe partive të koalicionit të djathtë në Itali, fitorja e të cilit ka rëndesi të madhe për Italinë, Shqipërinë dhe Europën. Po kështu, me këtë rast, unë i përcolla urimet e mia më të mira mikut të shquar të Partisë Demokratike dhe të kombit shqiptar, Silvio Berlusconi”.

POSTIMI I PLOTË

Pata kënaqësinë sot të zhvilloja një bashkëbisedim me përfaqësuesit e Forza Italia, Z. Antonio Tajani, Zv. President dhe Koordinator unik i “Forza Italia” dhe njëkohësisht Zv. President i Partive Popullore Europiane – PPE, si dhe Z. Paolo Barelli, President i Grupit Parlamentar të Forza Italia. Në takim mori pjesë dhe Sekretari për Emigracionin dhe Diasporën së PDSH-së, Z.Indrit Hoxha.

Forza Italia dhe Partia Demokratike e Shqipërisë janë parti simotër dhe anëtare të grupit më të madh të partive europiane të qendrës së djathtë, atij të PPE. Ato kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm në dekada.

Gjatë takimit me Z. Tajani dhe Z.Barrelli, u konfirmova atyre dhe të gjithë koalicionit të djathtë italian që garojnë në zgjedhjet e 25 shtatorit, mbështetjen dhe pjesëmarrjen më të gjerë të emigracionit shqiptar në favor të Forza Italia, aleatit tradicional të PD dhe partive të koalicionit të djathtë në Itali, fitorja e të cilit ka rëndesi të madhe për Italinë, Shqipërinë dhe Europën.

Dy ditë para zgjedhjeve në Itali/ Berisha mbështet partinë e

Në këtë bisedë, unë shpreha mirënjohjen ndaj Forza Italia dhe Italisë mike për mbështetjen ndaj shqiptarëve të cilët kanë arritur në një kohe të shkurtër të integrohen dhe të shënojnë suksese më shumë se në çdo vend tjetër. Po kështu, me këtë rast, unë i përcolla urimet e mia më të mira mikut të shquar të Partisë Demokratike dhe të kombit shqiptar, Silvio Berlusconi.

Miqve italianë u shpreha garancitë se Shqipëria dhe Italia do të mbeten gjithmonë dy kombe mike të lidhura ngushtësisht mes tyre për shkak të historisë sonë të përbashkët dhe të bashkëpunimeve të reja që na presin në të ardhmen. #sb