AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 17:04

ERE miraton ndryshimin e çmimit të energjisë, priten fatura "stratosferike" për qytetarët

ERE miraton ndryshimin e çmimit të energjisë, priten fatura

Nga 1 Tetori deri në 31 Dhjetor të këtij viti familjet shqiptare që do të shpenzojnë më shumë se 800 kw/h në muaj do faturohen me 42 lekë për kilovat. 

Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Entit Rregullator të Energjisë (ERE).

Vendimi pritet të krijojë vështirësi për shumë familje, të cilat edhe pa këtë vendim, janë në presion për shkak të rritjes galopante të çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. 

Një nga ekspertët shpjegoi gjatë mbledhjes si do të bëhet përllogaritja. 

"Nëse një familje shpenzon 850 kwh. 800 kwh do të faturohet me 9.5 lekë kwh që jep një kosto 7600 lekë. 50 kwh orë mbi konsumin 800 kw/h do llogaritet me koston 42 lekë dhe jep 2100 lekë. Plus TVSH mbi këto dy kosto, 1940 lekë, plus taksa e televizorit 100 lekë. Totali 11740 lekë”.