AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 15:26

U kapën me kokainë në makinë, arrestohen dy shpërndarësit shqiptarë të drogës në Greqi

U kapën me kokainë në makinë, arrestohen dy

Policia greke ka ndaluar dy shtetas shqiptarë që shpërndanin kokainë në aksin Athinë-Selanik, pas informatave të marra për ta.

Pasi kanë ndaluar automjetin ku udhëtonin dy shqiptarët policia ka gjetur një sasi kokaine me peshë 20 gram e destinuar për shitje dhe për pasojë kanë bërë arrestimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin në pronësi të tyre u gjetën dhe u sekuestruan 175 euro dhe 4300 lekë shqiptare si të ardhura nga trafiku i drogës, si dhe dy celularë dhe automjeti që përdornin.

2 shqiptarët janë dërguar në Prokurorinë Publike Protodiki Katerinis me çështjen e ngritur ndaj tyre për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.