AKTUALITET, 23 Shtator 2022, 15:09

“Ndërtohen kullat dhe lihet në harresë arsimi”, PD për abuzimet me fondet e Rindërtimit: Shkolla “26 Nëntori” prej tre vitesh jashtë funksionit 

“Ndërtohen kullat dhe lihet në harresë arsimi”, PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediat nga ambientet e shkollës “26 Nëntori”, ka kritikuar qeverinë për abuzimet me fondet e Rindërtimit, të cilat kanë prekur edhe këtë institucion arsimor.

Më konkretisht edhe pse është alokuar një vendim që parashikonte rikonstruktimin e kësaj shkolle, tashmë kanë kaluar trevite dhe godina mbetet e njëjta.

FJALA E PLOTË E ZHUPËS:

Prapa meje ndodhet shkolla “26 Nëntori” e njësisë Nr.5 në Tiranë. Kjo shkollë për ironi të fatit mban emrin edhe të datës në të cilën ndodhi edhe tërmeti i vitit 2019-të, 26 nëntor.

Që nga ajo ditë kjo shkollë është jashtë funksioni.

Sipas një vendimi të Komisionit Shtetëror të Rindërtimit, konkretisht vendimit të numrit 32 të datës 07.07.2020 kjo shkollë kishte nevojë për rikonstruksion.

2 vite më vonë nga ai vendim dhe 3 vjet më vonë nga tërmeti kjo shkollë vetëm tani ka filluar punimet mbas 3 viteve dhe mbas denoncimeve të vazhdueshme që ka bërë dega e PD-së të njësisë Nr.5.

Ndërkohë që kullat e Tiranës apo ku kanë vullnetin politikë për të ndërtuar një shkollë nga fillimi të shembur ndërtohej për jo më pak se një vit.

Ndërkohë kjo shkollë dhe nxënësit e kësaj shkolle, mësuesit e kësaj shkolle nuk e marrin mësimin prej 3 vitesh. Dhe janë lënë zvarrë falë një vullneti politikë, i cili nuk i çon paratë dhe nuk kujdeset për ta arritur të bëj shkollat sa më shpejtë, po i lë ato në harresë derisa bëhen objekt i denoncimeve të PD-së.

Ky lloj mentaliteti ku shkollat shikohen si dorë e dytë, ku nxënësit shikohen si dorë e dytë, ku mësuesit shikohen si dorë e dytë e ka kthyer në rrezik arsimimin dhe e ka rritur dëshirën e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi dhe për të marrë një arsim cilësor.

Shqipëria është në rrezik me të tillë mentaliteti ku shkollat lihen në arresë të fatit, ku një tërmet mjafton që 3 vite të dentisten nxënësit dhe mësuesit e kësaj shkolle pa pasur ende një afat se kur mbarojnë punimet, se çfarë ndodh me mësimin e këtyre nxënësve dhe këtyre mësuesve që punojnë në këtë shkollë.

Shqipëria është në rrezik me këtë lloj qeverisje dhe arsimi është në ditën e tij më të keqe.

“Ndërtohen kullat dhe lihet në harresë arsimi”, PD

“Ndërtohen kullat dhe lihet në harresë arsimi”, PD