AKTUALITET, 25 Dhjetor 2022, 13:27

Andi Bushati tallet me News24: Televizioni i persekutuar nga pushteti, ndërpret transmetimin për "Lajmin e fundit"...

Andi Bushati tallet me News24: Televizioni i persekutuar nga pushteti,

Andi Bushati ka bërë një reagim ironik për televizionin News24, i cili pretendon se po sulmohet nga pushteti, pas shembjes së pishinave dhe hotelit Prestige të Irfan Hysenbelliut, por nga ana tjetër publikon si "Lajm të fundit", aktivitetet thellësisht propagandistike të Erion Veliajt. 

Kjo ka ndodhur edhe ditën e Krishtlindjes, ku News24 ka ndërprerë transmetimin e lajmeve dhe ka futur kasetën e Bashkisë së Tiranës, që përgatitet me shumë mund nga ekipi i propagandës, ku shfaqet Veliaj duke shërbyer drekë bamirësie. Pamjet e bamirësisë së Veliajt, janë shfaqur si "lajm i fundit" në televizionin anti-qeveritar. 

"Televizioni i persekutuar nga pushteti nderpret transmetimin per "Lajmin e fundit": Veliaj sherben dreke bamiresie", shkruan me ironi Bushati. 

News24 ka patur politikë editoriale kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama, veçanërisht pas gjobitjes së Hysenbelliut nga doganat dhe tatimet dhe pas shembjes së resortit Prestige, por vijon t'i japë hapësirë "pa kufij" Erion Veliajt dhe kasetave të gatshme propagandistike të Bashkisë së Tiranës. 

Andi Bushati tallet me News24: Televizioni i persekutuar nga pushteti,

Andi Bushati tallet me News24: Televizioni i persekutuar nga pushteti,

Andi Bushati tallet me News24: Televizioni i persekutuar nga pushteti,