TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andi Bushati thotë se protesta që po organizon PD me në krye Berishën, në datën 7 korrik, nuk ka për qëllim rrëzimin e Ramës, sepse qeveritë nuk mund të rrëzohen në korrik kur të gjithë e kanë mendjen të bëjnë pushime. Por, sipas analistit ka disa arsye të tjera, pse kjo protestë ka rëndësi për opozitën.
Bushati thotë se protesta do të shënjojë rikthimin e PD-së në rrugë, pas tre viteve që nuk ka protestuar dhe se do të konsolidojë pushtetin e Berishës në parti, duke qenë se edhe deputetë që nuk janë rreshtuar me të, kanë deklaruar se do të protestojnë.
"Në 30 vjet që kemi ndjekur jetën politike, me përjashtim të një ngjarje kulmore si arrestimi i Nanos, nuk ka patur protesta të mëdha në korrik. Duket sikur protesta e 7 korrikut, do të parathotë një dështim për të realizuar objektivin, pra rrëzimin e pushtetit të Ramës. Unë besoj se Rama nuk rrëzohet në korrik, por mendoj se protesta ka edhe objektiva dytësor.
E para, vjen pas 3 viteve heshtje të opozitës. Që pas zgjedhjeve moniste të 2019, opozita e fiku çelësin e protestave. Në këtë kuptim, kemi një rikthim. Opozita po bën atë që historikisht ka ditur të bëjë më mirë, të protestojë në bulevard.
Nuk ka të bëjë aq shumë me Ramën, sesa me rikthimin e Berishës në pushtet. Berisha ka një problem pranimi nga deputetët e partisë, që nuk e njohin si kryetar. Duke dalë në rrugë dhe duke radikalizuar, pashë shumë deputetë që nuk i përkasin grupit të Berishës, që thoshin që po, do të jemi në protestë. Pra Berisha në mënyrë të tërthortë fillon të rekuperojë monopolin e opozitës. Duke dalë në shesh me Berishën, në mënyrë të tërthortë e legjitimojnë.
E treta, nuk e shoh si përpjekje për të rrëzuar Ramën. Nuk bien qeveritë në korrik, por e shoh si provë gjenerale të vjeshtës së ardhshme.
Vjeshta e ardhshme, prezumon një opozitë më radikale. Berisha po mat forcat për të parë se ku është për shtatorin e ardhshëm", deklaroi Bushati në Euronews Albania.