AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 14:47

“Akte të papranueshme dhune”/ Meta reagon për tensionet në veri të Kosovës: Të shmanget çdo provokim që çon në përshkallëzimin e situatës

“Akte të papranueshme dhune”/ Meta reagon për tensionet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër për tensionet në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, ai i quan akte të papranueshme dhune, sulmet e armatosura ndaj policisë së Kosovës.

Ish-presidenti i bën thirrje institucioneve të drejtësisë të marrin masa për autorët e këtyre sulmeve.

Një thirrje, Meta e kapër të shmangur çdo provokim që do të çonte në përshkallëzimin e tensionit dhe që minon sigurinë në Kosovë.

Postimi i Ilir Metës:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në Veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre.

Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.