TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lundrimi detar është pezulluar edhe në bregdetin e Sarandës. Mësohet se mjetet e lundrimit janë ndaluar të zbarkojnë në det pasi rrezikohen për shkak të motit të keq që ka përfshirë këtë qark dhe jo vetëm.
Varkat e peshkimit në linjën Sarandë -Korfuz janë ndaluar gjithashtu të lundrojnë për shkak të mbizotërimit të erërave të forta. Reshjet e shiut prej 24 orësh kanë pushtuar qarkun e Sarandës, ndërsa sipas meterologëve situata pritet të përkeqësohet në vazhdim.
Përkeqësimi i motit, ka shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa zona në Fushë-Krujë. Uji ka mbuluar sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore kryesisht në fshatin Murqinë dhe Mallkuç.
Aktualisht janë disa banesa të rrethuara nga uji rreth në fshatin Murqinë dhe Mallkuç. Rruga e Arbrit është bërë e pakalueshme si pasojë e rrëshqitjes së inerteve dhe gurëve.
Diga e ujit në fshatin Hundëkuq është çarrë dhe rrugët rrezikojnë të përmbyten. Në Vlorë lundrimi është pezulluar.
Në Tepelenë gjithashtu disa akse rrugore janë bllokuar, si edhe ajo që të çon në fshatin Kurvelesh. Në Korçë 15 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.