TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Banorët e fshatit Bërxullë, pronat e së cilëve preken nga autostrada Thumanë-Kashar, kanë protestuar sërish sot duke akuzuar edhe njëherë qeverinë për projektin ku firma e ndërtimit po kryen punime pa leje.
Ata shprehen se banesat po vijojnë të shemben dhe se nuk janë njoftuar për një ndërhyrje të tillë flagrante nga ana e Bashkisë.
"Pse nuk vjen këtu prefekti të shikojë problemet e njërëzve? Këtu po shemben banesat nuk kanë njoftuar asnjë, nuk janë bërë legalizimet për banesat", tha banori.
Edhe pse kanë më shumë se dy muajsh që protestojnë, asnjë deputet i majtë apo i djathtë nuk është afruar për të mbështetur banorët e Bërxullit ndaj ata deklarojnë se do të bojkotojnë zgjedhjet vendore.
Banorët e Bërxullit tanimë e kanë vendosur se nuk do të marrin pjesë në zgjdhjet e 14 majit ndërsa shprehen të vendosur se tokat e tyre nuk do t’i lëshojnë pa u kompensuar me çmimin e tregut.