AKTUALITET, 27 Qershor 2022, 14:30

Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela jep dakordësinë

Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dhënë dakordësinë e tij për hartën e re gjyqësore të krijuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në letrën drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, Çela thotë se vlerëson bashkërendimin dhe koordinimin ndërinstitucional për të lehtësuar ngarkesën dhe për të mbështetur veprimtarinë e prokurorëve me numër të kufizuar.

Ndërkohë në shumë qytete avokatët kanë bojkotuar në kundërshtim të hartës duke thënë se vendimi është arbitrar, cenon interesat e komunitetit, duke rritur kështu dhe kostot te qytetarët dhe dëmtuar aksesin në drejtësi.

Harta e re gjyqësore, Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela