AKTUALITET, 21 Shtator 2022, 22:25

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Rrogozhinë, një i

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Karinë.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave, një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Policia dhe ambulanca kanë shkuar në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Më datë 21.09.2022, rreth orës 21:40, nē aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Karin, Peqin, mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volkswagen “, dhe për pasojë ka ndëruar jetë drejtuesi i mjetit tip”Benz”, si dhe janë dëmtuar dhe dy pasgjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.