AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 10:05

Çahet diga e përroit në fshatin Hundëkuq të Gjirokastrës! Shkak reshjet e dendura të shiut

Çahet diga e përroit në fshatin Hundëkuq të

Moti i keq ka shkaktuar çarjen e digës së përroit të fshatit Hundëkuq në Gjirokastër.

Për pasojë, rrezikohet përmbytja e rrugës që të çon në këtë fshat e cila deri tani është e kalueshme.

Ndërkaq, probleme paraqet dhe rruga rurale mes dy fshatrave në Labovë ku ka rrëshqitje dherash.

Në disa zona mungon energjia elektrike.

Punonjës të Bashkisë gjenden në vendngjarje ku po merren me vlerësimin e mëtejshëm të situatës.