TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Divjakë.
Lajmin e bëri të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme.
Sipas policisë shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Divjakë / Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në fshatin Çermë e Sipërme, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, banues në Zharrnec, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin I. Sh., 77 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, i cili ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.