AKTUALITET, 11 Dhjetor 2022, 08:30

Reshje shiu, rebeshe dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu, rebeshe dhe temperatura në rënie, si parashikohet moti

Moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në orët e mëngjesit, në mesditë dhe pasdite reshjet do të jene me intensitet mesatar.

Temperaturat minimale do të luhaten 4 - 11 gradë, temperaturat maksimale do të jenë me rënie 8 -12°C në veri, 16-18°C në zonën e ulët dhe bregdet.

Era do të jetë me drejtim Jug- Perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 6 -7 ballë në det të hapur.