TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Davide Pekoreli, 47-vjeçari nga San Giustino i cili inskenoi vdekjen e tij në Shqipëri është arrestuar nga policia italiane.
Ai ishte në kërkim ndërkombëtar për krime të kryera në Shqipëri. Nga hetimet e Policisë së Shtetit të Perugias kishte rezultuar se në janar 2021, Davide Pekoreli, për t’i shpëtuar borxheve financiare të kontraktuara në Itali, i kishte vënë flakën një veture të marrë me qira në fshatin Rras të Shqipërisë.
Brenda makinës së djegur u gjetën mbetje të eshtrave të njeriut për të simuluar vdekjen e tij.
Arrestimi, sqaron policia italiane është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Prokuroria publike shqiptare në tetorin e kaluar mbylli hetimet për të dyshuarin për mashtrim, përdhosje varresh dhe shkatërrim prone me zjarr, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.
Autoriteti gjyqësor shqiptar është i bindur se Pecorelli u ndihmua për organizimin e inskenimit të vdekjes së tij.
Dokumentet i janë dërguar prokurorit të përgjithshëm të Perugia, Sergio Sottani, ndërsa seanca e vlefshmërisë do të mbahet të hënën.