AKTUALITET, 20 July 2026, 10:13

Fushë-Arrëz/ Përfshihet nga flakët pylli i Iballes, nis ndërhyrja nga ajri! Zjarri, dyshohet i qëllimshëm

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në Iballe të Fushë-Arrëzit që prej mbrëmjes së djeshme mbi lagjen Gere.

Terreni malor ka pamundësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve të Fushë-Arrëzit, të cilët u stacionuan në qendër të Njësisë Administrative, ndërkohë që banorë të zonës dhe shërbimi pyjor kanë vijuar punën gjatë gjithë natës me mjete rrethanore.

Për fikjen e tij në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.