TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Florin Bratu nuk është më trajner i Partizanit.
Humbja 1-3 në derbin ndaj Tiranës dhe rezultatet e dobëta në këtë fillim sezoni kanë sjellë ndërprerjen e bashkëpunimit mes teknikut rumun dhe klubit kryeqytetas.
Pas takimit të zhvilluar mes trajnerit dhe presidentit Gazment Demi, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të mbyllur me marrëveshje kontratën njëvjeçare, duke i dhënë fund aventurës së Bratusë te të kuqtë më herët nga sa ishte parashikuar.
Në pritje të emërimit të trajnerit të ri, drejtimi i ekipit i është besuar përkohësisht Alfred Deliallisit. Trajneri aktual i Partizanit B do të marrë në dorë stërvitjen e ekipit të parë për të ruajtur vazhdimësinë e punës.
Ndërkohë, drejtuesit e Partizanit kanë nisur punën për gjetjen e pasuesit. Në tavolinën e klubit janë paraqitur disa opsione, ku spikasin dy pista të huaja: një trajner nga Spanja dhe një tjetër nga Kroacia, me të cilët negociatat mbeten të hapura.