TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anis Mehmeti ishte një nga protagonistët e Kombëtares shqiptare në katër ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Futbollisti 25-vjeçar u aktivizua në të gjitha sfidat e zhvilluara gjatë dy javëve të fundit, duke lënë përshtypje pozitive dhe duke gjetur edhe rrugën e rrjetës në përballjen në transfertë ndaj San Marinos.
Megjithatë, situata e tij te Ipsuiçi në Angli vijon të mbetet e pandryshuar. Edhe në ndeshjen e sotme ndaj Fulhamit në Premier League, emri i sulmuesit shqiptar nuk u përfshi në protokollin e takimit, pasi trajneri Geri O’Nill nuk e preferoi 25-vjeçarin.
Kështu, pavarësisht paraqitjeve të mira me fanellën kuqezi, Mehmeti vazhdon të ketë pak hapësira te skuadra angleze.
Në këtë sezon me Ipsuiçin, futbollisti shqiptar është aktivizuar vetëm në ndeshjen e Kupës së Ligës kundër Arsenalit, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultatin 4-2. Në atë takim, Mehmeti arriti të shënonte gol, por kjo nuk ka mjaftuar deri më tani për të fituar një rol më të rëndësishëm në skuadër.