SPORT, 10 October 2026, 14:53

Muçi titullar me Trabzonsporin, zbulohet arsyeja e zëvendësimit te Shqipëria

Muçi titullar me Trabzonsporin, zbulohet arsyeja e zëvendësimit

Ernest Muçi do ta nisë si titullar ndeshjen e sotme me Trabzonsporin, në transfertën ndaj Samsunspor, e vlefshme për javën e shtatë të Superligës turke.

Në Turqi kishte shqetësime për gjendjen e sulmuesit shqiptar, pasi ai luajti vetëm një pjesë të ndeshjes me fanellën e Shqipërisë ndaj San Marinos. Megjithatë, aktivizimi i tij si titullar te Trabzonspori tregon se zëvendësimi në atë takim duket të ketë qenë një zgjedhje teknike e trajnerit Ronaldo Maran.

Muçi është një nga lojtarët kyç të Trabzonsporit, ndaj zëvendësimi i tij në ndeshjen me kuqezinjtë kishte ngritur pikëpyetje në mediat turke për gjendjen e tij fizike.

Ndërkohë, Trabzonsporit i nevojitet fitorja në përballjen me Samsunsporin, për të mos humbur më shumë terren në garën për kreun e kampionatit.

Samsunspori po kalon një moment të vështirë, ndërsa Gallatasaraji kryesues ka krijuar një diferencë prej gjashtë pikësh. Për këtë arsye, tri pikët janë objektivi kryesor i Trabzonsporit në transfertën e sotme.