TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zjarri pranë fshatit Halilaj në Krujë vijon të jetë aktiv edhe në ditën e 11-të, ndërsa disa vatra ende nuk janë neutralizuar plotësisht.
Forcat zjarrfikëse të Krujës po punojnë herë pas here për izolimin e vatrave të zjarrit pranë vendgrumbullimit të mbetjeve, por ndërkohë janë shfaqur edhe vatra të reja në zonë.
Pak ditë më parë, në përpjekje për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërhynë edhe forcat ushtarake, të cilat përdorën mjete transporti për dërgimin e dherave dhe mbulimin e zonave të prekura nga flakët.
Situata po monitorohet vazhdimisht për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe për të minimizuar pasojat në zonën përreth.