TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në burg janë të ndaluara jo vetëm sendet që përbëjnë shkelje ligji, por edhe ato që mund të përbëjnë luks dhe që sipas rregullores së sistemit penitenciar, vlerësohen si të tepërta.
Me këtë filozofi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur aksionin për heqjen e sendeve që konsiderohen të panevojshme për një të burgosur apo të paraburgosur.
Aksioni, siç mëson gazetarja Anila Hoxha është zhvilluar orët e fundit në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në regjimin 41 bis, ku dhe janë kontrolluar të gjitha qelitë prej forcave operacionale.
Në përfundim të disa orëve kontroll blic, janë hequr prej andej karriget plastike dhe të drurit, disa lloje tenxheresh, materiali i të cilave mund të konvertohet në thika, biçakë që përdoren për qërimin e frutave dhe perimeve, që prodhohen nga fshesat dhe materiale të tjera.
Sipas një plani të nisur nga muaji prill, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, që po mban aksione për zbulimin e telefonave dhe të dozave të drogës në burgje, në qeli po tentohet të lejohen vetëm sendet personale, vetëm për konsum personal.
Më herët, në burgun e sigurisë së lartë në Peqin dhe në disa burgje të tjera, si në Durrës dhe Drenovë, u zbuluan aparate telefonash, që janë dërguar për ekspertim në laboratorët e SPAK.
Ndërkohë që telefonat janë zbuluar në ambiente të përbashkëta, hetimet po kryhen ndaj personave konkretë që dyshohen për futje të sendeve të ndaluara në burg.