TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Urës së Kardhiqit në Gjirokastër, duke rrezikuar përhapjen drejt banesave dhe disa magazinave pranë vendit të ngjarjes.
Zjarri është konstatuar rreth orës 21:35, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.
Me mbërritjen në zonë, zjarrfikësit kanë konstatuar se flakët ishin përhapur në një sipërfaqe me barishte, shkurre dhe kallamishte. Për shkak të afërsisë me banesat dhe magazinat, situata paraqiste rrezik për përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës dhe ndalimin e përhapjes së zjarrit drejt zonës së banuar.
Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri është shuar plotësisht.
Nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale në banesa dhe objektet përreth.