AKTUALITET, 29 September 2026, 17:32

Ambasadori Wendt merr detyrën/ Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri nis në Shqipëri, aleancat tona më të forta kur qëndrojmë së bashku

Ambasadori Wendt merr detyrën/ Ambasada e SHBA: Një kapitull i ri nis

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka njoftuar zyrtarisht marrjen e detyrës nga ambasadori, Eric Wendt.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka ndarë pamje nga momenti i ngritjes së flamurit amerikan në rezidencën zyrtare.

Amasada shton se një kapitull i ri nis lidhur me marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij. Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”, shkruan ambasada.