TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pasi dorëzoi letrat kredenciale dhe zhvilloi një takim kokë më kokë me Presidentin Bajram Begaj të shtunën, ambasadori i ri amerikan Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën në Shqipëri.
Fillimi i mandatit të tij diplomatik u shënua përmes një ceremonie tradicionale të ngritjes së flamurit amerikan, e zhvilluar në ambientet e selisë diplomatike të Washingtonit në Tiranë. Fotot nga ceremonia janë shoqëruar me këtë koment në platformën X:
“Nis një kapitull i ri në Shqipëri! Roja e Sigurisë detare ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare teksa Ambasadori Wendt merr detyrën. Nën Presidentin Trump, aleancat tona janë më të fuqishmet kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësinë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dyja kombet tona”, Ambasada Amerikane në Tiranë
Pas kësaj ceremonie, ish-gjenerali, tashmë ambasador dhe përfaqësues i Presidentit Trump, do të ndezë të mërkurën “motorin diplomatik amerikan”, duke zhvilluar takimin e parë me një zyrtar të qeverisë Rama 4.
Mësohet nga burime diplomatike se të mërkurën, në orën 11:30, ambasadori Eric Wendt do të takohet me ministrin Ferit Hoxha në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
Takimi pritet të jetë një takim prezantues me ministrin, me të cilin ambasadori Eric Wendt do të punojë ngushtësisht gjatë tre viteve në vazhdim.
Gjatë misionit të tij diplomatik, ambasadori Wendt është angazhuar për avancimin e përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.