AKTUALITET, 16 September 2026, 19:09

Zhdukja e shisheve të verës, arrestohet kushëriri i Ergys Agasit

IMG_9296.webp

Është arrestuar Eno Agasi, kushëriri i biznesmenit Ergys Agasi, i cili ishte shpallur më herët në kërkim nga Prokuroria e Tiranës.

Eno Agasi ishte shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2025, në kuadër të hetimeve për zhdukjen e një sasie vere me vlerë miliona euro, e cila ishte zbuluar në kantinën e Ergys Agasit.

Sipas të dhënave të raportuara, pas kryerjes së inventarit, sasia e verës ishte lënë në kantinë, pasi transportimi i saj gjatë natës nuk ishte i mundur për shkak të procedurave doganore.

Megjithatë, kur autoritetet janë rikthyer të nesërmen për të marrë sasinë e inventarizuar, ajo nuk është gjetur më në kantinë. Hetimet e Prokurorisë së Tiranës kanë vijuar për të dokumentuar rrethanat e zhdukjes së verës dhe personat që dyshohet se kanë lidhje me ngjarjen.