TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin e shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Të katër janë shpallur fajtorë për një sërë krimesh lufte dhe janë dënuar me gjithsej 81 vite burgim.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ndërsa Kadri Veseli me 18 vite burgim.
Rexhep Selimi është dënuar me 13 vite burgim, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.
Hashim Thaçi
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, e njohur ndryshe si Gjykata Speciale.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është penalisht përgjegjës për krime lufte, thotë trupi gjykues.
Trupi gjykues ka shqiptuar dënime të veçanta për veprat për të cilat Hashim Thaçi është shpallur fajtor:
-Pika 3 – Arrestim dhe ndalim arbitrar: për 385 persona, 15 vjet burgim.
-Pika 5 – Trajtim mizor: i kryer ndaj së paku 49 personave, 4 vjet burgim.
-Pika 7 – Torturë: e kryer ndaj së paku 303 personave, 20 vjet burgim dhe
-Pika 9 – Vrasje e paligjshme: e kryer ndaj së paku 96 personave, 23 vjet burgim.
Megjithatë, trupi gjykues ka shqiptuar një dënim të njësuar prej 25 vjetësh burgim, në të cilin do të llogaritet edhe koha që Thaçi ka kaluar në paraburgim.
Në këtë proces, Thaçi përballej me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë: përndjekje, burgosje, veprime ç’njerëzore, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë
Vendimi i shpallur sot është aktgjykim i shkallës së parë dhe ndaj tij mund të ushtrohen mjetet juridike të parapara me ligj.
Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi dënohet 25 vite në total.
“Jakup Krasniqi, shpalleni fajtor për arrestim të paligjshëm si krim lufte, kryer kundër së paku 385 personave. Trajtim mizor si krim lufte, kryer kundër së paku 49 personave. Torturë si krim lufte, kryer kundër së paku 303 personave dhe vrasje të paligjshme si krim lufte kryer kundër 96 personave.
Shpalleni i pafajshëm për një numër krimesh luftesh, sepse nuk u vërtetuan. I pafajshëm për përpndjekje, burgosje, akte çnjerëzore dhe zhdukje me forcë. Dënimi përcaktohet me dënim më vete për secilën vepër penale. Më pas dënimi i njëhsuar.
15 vite burg për arrestim të paligjshëm, 4 vite për trajtim mizor, 20 vjet për torture dhe 23 për vrasje të paligjshme. Denoheni me dënim të njëhsuar mer 25 vite, ku llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim”, u shpreh gjyqtari.
Kadri Veseli
Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Rexhep Selimi
Ndersa Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dënuar Rexhep Selimin me 13 vjet burgim, pasi e shpallën fajtor për krime lufte.
Trupi gjykues arriti në përfundimin se Prokuroria e Specializuar provoi përtej dyshimit të arsyeshëm përgjegjësinë penale të Selimit për një pjesë të akuzave për krime lufte.
Njëkohësisht, gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.
Selimi ndodhet në paraburgim në Hagë që prej nëntorit 2020 dhe gjatë gjithë procesit është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.