AKTUALITET, 2 Prill 2019, 23:11

Zbulohet kur do performojë Jonida Maliqi në Eurovision

Këngëtarja e njohur dhe mjaft e talentuar Jonida Maliqi më datën 16 maj pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në skenën e madhe të Eurovisionit me këngën “Ktheju Tokës”.

Ditën e sotme Jonida ka zbuluar përmes një postimi në Insta Story edhe listën e renditjes së performancave në netët përkatëse.

Kënga “Ktheju Tokës”, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme renditet e 14-ta, në gjysmëfinalen e dytë.

Pra performanca e Shqipërisë do të realizohet në natën e dytë të Eurovisionit, më 16 maj.

Mezi po presim!