AKTUALITET, 10 November 2026, 14:29

Dosja e 'Sterilizimit'/ Kërkoi pushimin e çështjes dhe shpalljen e akteve të pavlefshme, GJKKO rrëzon 22 kërkesa të ish-ministrit Beqaj

Dosja e 'Sterilizimit'/ Kërkoi pushimin e çështjes

Gjykata e Posaçme rrëzoi 22 kërkesa të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në gjyqin për koncesionin e sterilizimit të seteve kirurgjikale.

Mes tyre ishin kërkesat për pushimin e çështjes dhe për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe të papërdorshme.

Për kërkesat e tjera, gjykata do të shprehet në vijim, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 2 dhjetor, në orën 10:00.