AKTUALITET, 2 Prill 2019, 22:06

Aksident në Rrogozhinë, shoferi humb kontrollin dhe përfundon me goma përpjetë

Aksident në Rrogozhinë, shoferi humb kontrollin dhe përfundon me

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Rrogozhinës, ku një makinë është rrokullisur në mes të rrugës.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës dhe më pas ka përfunduar me rrota përpjetë.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, nuk ka asnjë person të lënduar rëndë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.