AKTUALITET, 2 Prill 2019, 22:30

CR7 për situatën te Reali: Nuk është e lehtë, por Zidan do ta zgjidhë me zgjuarsi

CR7 për situatën te Reali: Nuk është e lehtë, por Zidan

Kristiano Ronaldo ka folur së fundi për situatën që po kalon Reali, pas largimit të tij për te Juventusi. Portugezi ka theksuar për “RMC Sport 1” se trajneri Zidan do të dijë t’i japë zgjidhje situatës dhe do të kthejë Realin në nivelin më të lartë.

“Besoj se Zidan do të dijë ta menaxhojë si duhet situatën te Reali. Do ta bëjë këtë në mënyrën më inteligjente. Nuk është një situatë e lehtë, sepse të gjithë lojtarët kanë dëshirën për të luajtur sa më shumë.

Por trajneri Zidan e di shumë mirë si kalohet kjo situatë dhe me punën e tij do të bëjë që të përfshihen të gjithë futbollistët në projektin e Realit”, – janë fjalët e Kristiano Ronaldos, i cili nuk i ka kursyer aspak elozhet për ish-trajnerin e tij, me të cilin fitoi tre Champions radhazi.