AKTUALITET, 20 September 2026, 10:13

Vrasje me armë zjarri në Sarandë, plagoset dhe një kalimtar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë. Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri, ndërsa mësohet se është plagosur dhe një kalimtar. Viktimë ka mbetur 42-vjeçari Artan Myrtaj. 

Ai rezulton i arrestuar në vitin 2025, për përkrahje të autorit, pas një rasti plagosjeje në qytetin ku mbeti viktimë.

Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandër dhe motor. Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës.