TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, qytetarët pjesëmarrës në protestë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës.
Protesta zhvillohet në ditën e 112-të të saj, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë largimin nga detyra të kryeministrit Edi Rama.
Që nga nisja e protestave, organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se dorëheqja e Ramës përbën një nga kërkesat kryesore dhe të panegociueshme të tyre.
Gjatë marshimit, protestuesit kanë bërë thirrje si: “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Edi Rama jepe dorëheqjen”.
Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa protestuesit mbajnë të njëjtat kërkesa të artikuluara gjatë protestave të mëparshme.





