AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 14:07

Vrasja e Indrit Çelajt, Apeli lë në fuqi ‘arrest me burg’ për të dyshuarit

Vrasja e Indrit Çelajt, Apeli lë në fuqi ‘arrest me


Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest në burg’ për të dyshuarit që janë përfshirë në vrasjen e Indrit Çelajt. Mësohet se Bujar Kusi, Ali Sula dhe Ferdinand Bakallin janë lënë në burg, ndërsa për punëtorin Luan Çaka u caktua masa ‘arrest shtëpie’.

Ndërkohë, Griseldo e Albano Kusi janë shpallur në kërkim pas vrasjes që ndodhi në vilën e tyre, ndërsa shkak u bë një kondicioner.

Të arrestuarit dyshohet se kanë qenë prezent në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar policinë.