AKTUALITET, 6 Shtator 2019, 13:03

15 vite LSI, Agron Çela: Sëbashku mund të bëjmë vepra të mira për Shqipërinë…

15 vite LSI, Agron Çela: Sëbashku mund të bëjmë vepra


Në 15 vjetorin e themelimit të LSI, anëtari i Kryesisë së LSI, Agron Çela me anë të një statusi në facebook ka falënderuar të gjithë mbështetësit e kësaj force që në gjithë këto vite besuan dhe dhanë kontributin e tyre në rritjen e LSI.

Postimi i Agron Çelës:

6 Shtator 2004 – 6 Shtator 2019

Plot 15 vite LSI !

Ne kete pervjetor te vecante, dua te uroj familjen e madhe te Levizjes Socialiste per Integrim si dhe te falenderoj cdo shqiptar per mbeshtetjen.

Nje falenderim i madh shkon edhe per te gjithe kontribuesit e LSI ne qarkun e Shkodres, qe gjate gjithe ketyre viteve na mbeshteten, na besuan dhe ishin forca jone !

Ne cdo takim, mbledhje apo fushate elektorale, ju ishit prane nesh, duke na dhene kurajon se sebashku mund te bejme vepra te mira per Shqiperine tone te perbashket. Faleminderit !

Jam krenar qe ne gjithe keto vite kam bashkepunuar me ju

Me respekt, Agron Çela