TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I cilësuar si “monstra” e Selenicës, Ritvan Zykaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Vlorës.
Ritvan Zykaj vrau tetë të afërmit e tij, vetëm pse ata e akuzuan se u kishte vjedhur pulat. Ngjarja ndodhi në 10 gusht të 2018-ës.
Masakra në Selenicë:
24-vjeçari Ridvan Zykaj u largua nga dreka familjare e me pas në gjendje “amoku” iu drejtua banesave të kushërinjve, ku qëlloi pa mëshirë mbi pleq e fëmijë, duke kryer masakrën e pashembullt.
Zykaj pasi rrëmbeu një kallashnikov në dorë, ka shkuar në drejtim të banesave të kushërinjve të tij.
Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamiljarin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. Ai ka vrarë si fillim Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën.
Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.
Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtëpisë se babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë.
Viktimat
Dora gjakatare e 24-vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç.
Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, (vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend.
Ndërkohë, djali i Demirit, Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtëpisë së babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë.