TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ditën kur mbushen 15 vjet nga krijimi i pastrisë Lëvizja Socialiste për Integrim, sot, të rinjtë e LRI dhuruan gjak së bashku me kryetaren e partisë, Monika Kryemadhi.
“Përfitoj nga rasti që në këtë përgjegjësi sociale të Lëvizjes Rinore për Integrim të fillojmë ditën e 15 vjetorit të LSI.
Uroj të gjithë anëtarët e LSI dhe simpatizantët e saj kudo që janë gëzuar ditëlindjen. E fillojmë këtë ditë festimesh me një përgjegjësi sociale, “dhuro gjak, dhuro një jetë”, u shpreh Kryemadhi.
“Të gjitha angazhimet tona politike apo shoqërore janë për të ndihmuar njerëzit dhe për të shpëtuar jetë njerëzish. Përgjegjësia jonë sociale duhet kthyer dhe në përgjegjësi politike për të marrë përsipër përgjegjësitë tona dhe për të ecur përpara.
Sot, në këtë ditë të 15 vjetorit të LSI, falënderoj të gjithë të rinjtë dhe të rejat që dhurojnë gjak dhe i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të dhurojnë gjak sepse në fund të fundit është dhe e shëndetshme për të gjithë ne, sidomos për ne mbi moshën 45 vjeç është e shëndetshme për trupin dhe për organizmin por mbi të gjitha iu japim një jetë më shumë të gjithë atyre që kanë nevojë.
Gëzuar të gjithëve dhe mirutakofshim në takimin e pasdites”, vijoi ajo.
Në një video live postuar në faqen në FB të LSI, dëgjohet Kryemadhi teksa mat tensionin përpara se të dhurojë gjak, që thotë se është në grupin e atyre personave që kanë grupin e gjakut A negativ.