TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa ditë më parë ndodhi një ngjarje e rëndë në Itali pasi një 27-vjeçar shqiptar plagosi një grua moldave duke e qëlluar 11 herë me thikë.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ishte prezenca e një qenit të 33-vjeçares, i cili bëri që agresori të ndalonte ndaj gjuajtjeve me thikë.
“E bëra për dashurinë” . kështu është shprehur Roland Bushi pasi kreu krimin e rëndë. Sipas tij e gjitha ndodhi për shkak të refuzimit të dashurisë nga ana e tyre.
KRIMI:
Roland Bushi kishte rënë në dashuri gruan, por ajo kishte refuzuar për një kohë të gjatë pavarësisht këmbënguljes së të riut shqiptar. Pas refuzimit të pestë, gjërat u përkeqësuan. I riu ngjiti gardhin e jashtë dhe me një thikë në dorë sulmoi gruan plot 11 herë.
Në këto momente ndërhyri edhe qeni i saj, i cili u hodh kundër sulmuesit duke arritur ta kafshonte dhe t’i shkaktonte plagë në duar dhe fytyrë. Pas këtij Bushi u përpoq të largohej nga vendi i ngjarjes por dështoi.
Tani, gjendet pas hekurave të burgut.
Nëna e 33 vjeçares e cila siç raportohet nga “AbruzzoWeb” ishte në Itali për të vizituar vajzën e saj, ndodhet në gjendje shoku. “Ne kemi ardhur në Itali me pushime për të vizituar vajzën time, dhe tani ajo është në spital”.