AKTUALITET, 15 October 2026, 13:51

Ngjarja e rëndë në Korçë, sulmohet me gurë nga protestuesit shefi i Komisariatit (VIDEO)

Ngjarja e rëndë në Korçë, sulmohet me gurë nga

Edhe Korça është përfshirë nga protesta të dhunshme ku kanë marrë pjesë nxënës të shkollave të mesme dhe studentët e universitetit. 

Policia nisi me arrestimet pas përplasjeve.

Por në një moment teksa shefi i komisariatit po tentonte të arrestonte një të mitur, protestuesit kanë ndërhyrë duke e goditur në grup.

Protestës së nxënësve dhe studentëve u janë bashkuar edhe qytetarët e tjerë.