TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Protesta në kryeqytet vijon edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një numër i vogël protestuesish janë vendosur në trotuar, ndërsa qarkullimi i automjeteve vijon normalisht.
Efektivët e Policisë kanë krijuar një kordon për të ndarë protestuesit nga pjesa e rrugës, me qëllim garantimin e lëvizjes së automjeteve. Sipas njoftimit, tubimi pritet të zgjasë deri në orën 20:00, pas së cilës nuk do të lejohet vijimi i tij.
Gjatë protestës janë regjistruar incidente mes policisë dhe protestuesve. Sipas raportimeve nga terreni, efektivët kanë përdorur spraj me efekt irritues, ndërsa në zonë janë parë edhe autoambulanca që kanë transportuar persona të prekur nga lënda e përdorur.
Një tjetër element i protestës ka qenë përdorimi i një përzierjeje kimike me ngjyra blu dhe të verdhë, e cila, sipas raportimeve, ka pasur një shpërthim më të fuqishëm krahasuar me rastet e mëparshme.
Për herë të parë, policia ka përdorur edhe dronë për monitorimin e situatës nga ajri. Megjithatë, njëri prej tyre është rrëzuar nga turma.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të Urës së Dajtit, ku turma është ndarë në tri drejtime të ndryshme.