TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Për të mbrojtur Kaliningradin jemi të gatshëm të përdorim armët bërthamore!” Është paralajmërimi i fortë që Rusia ka lëshuar në një letër dërguar NATO-s përmes ambasadës së vet në Belgjikë.
Moska, proteston kundër atij që e cilëson si përshkallëzim i paprecedentë i aktivitetit ushtarak të NATO-s përgjatë kufijve perëndimorë të Rusisë. Në letër thuhet se stërvitjet ushtarake të aleancës në rajonin e baltikut, të zhvilluara në gusht të 2026 simulojnë operacione për të kontrolluar enklavën e Kaliningradit dhe rrisin rrezikun e një konflikti të drejtpërdrejtë të armatosur.
Moska kërcënon të përdorë të gjithë arsenalin ushtarak në dizpozicion, përfshirë atë atomik. NATO konfirmoi letrën e Rusisë duke e bërë të qartë se do të mbrojë çdo centimetër territor.
Allison Hart, zëdhënëse e NATO-s, shprehet: “Ne e dënojmë fuqimisht kërcënimin me përdorimin e forcës, përfshirë çdo retorikë të papërgjegjshme bërthamore. Ne kemi kapacitetin për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit të Aleancës dhe mbetemi të fortë, të gatshëm e të aftë për t'iu kundërvënë çdo kërcënimi”.
Kaliningradi është një enklavë ruse që gjendet mes Polonisë , Lituanisë dhe detit Baltik pa kufi të drejtpërdrejtë tokësor me pjesën tjetër të Rusisë. Ai nuk është thjesht një copëz territori rus në zemër të Evropës, por ka një rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Federatën Ruse pasi shërben si bazë për flotën ruse në Detin Baltik.