TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një zyrë të autoriteteve lokale në periferi të kryeqytetit Bangkok, ndërsa mësohet se i dyshuari është arrestuar nga policia ne Tajlandë!
Ish-deputeti i Nonthaburit, Chalong Riewraeng, është arrestuar pasi dyshohet se hyri me forcë në zyrën e Organizatës Administrative Provinciale dhe qëlloi për vdekje presidentin e saj, Thongchai Yenprasert, të hënën në mëngjes.
Riewraeng, qëlloi ndaj Tongchai Yenprasert, drejtues i Organizatës Administrative Provinciale të Nonthaburit, dhe shoferit të tij. Të dy u dërguan në spital, por Yenprasert ndërroi jetë më vonë për shkak të plagëve, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje kritike.
Pamjet e publikuara nga mediat tregojnë të dyshuarin duke iu afruar automjetit ku ndodheshin viktimat përpara se të hapte zjarr. Sipas raportimeve, ish-deputeti ka pranuar sulmin gjatë një telefonate me komentatoren politike Anchalee Pairirak, e cila ishte duke zhvilluar një transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube.
Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë dhe hetimet vijojnë. Sipas raportimeve lokale, gjatë arrestimit Chalong u tha gazetarëve se ishte zemëruar pasi Thongchai Yenprasert nuk kishte pranuar t’i plotësonte një kërkesë.
Ngjarja ndodh vetëm pak ditë pas një tjetër sulmi tragjik në provincën Nonthaburi, ku një 14-vjeçar vrau nëntë persona dhe plagosi më shumë se 20 të tjerë, përpara se të vriste edhe veten. Sulmi në shkollë është cilësuar si një nga incidentet më të rënda me armë në Tajlandë në vitet e fundit.
Pas këtyre dy ngjarjeve, kryeministri Anutin Charnvirakul ka përsëritur angazhimin për forcimin e kontrollit të armëve në vend. Nxënësit janë rikthyer në shkolla nën masa më të rrepta sigurie, përfshirë kontrolle me detektorë metali, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë masa të tjera për parandalimin e incidenteve të ngjashme.
Nonthaburi PAO President Dies After Shooting; Former MP in Custody
— Thai Enquirer (@ThaiEnquirer) August 10, 2026
Nonthaburi PAO President Pol Col Thongchai Yenprasert succumbed to his injuries at 2.36 pm on Monday after being shot earlier in the day. A bullet struck his neck near a major artery, causing massive blood loss.… pic.twitter.com/VE1C4Fbhc0