AKTUALITET, 1 Mars 2019, 13:39

VIDEO/ IKMT kundër Bashkisë, shemb bazamentin ku do vendosej busti i Skënderbeut

VIDEO/ IKMT kundër Bashkisë, shemb bazamentin ku do vendosej busti i

Ditën e sotme, IKMT ka shembur bazamentin ku do vendosej busti i Skënderbeut. Iniciativa ishte e Bashkisë së Lezhës për të vendosur bustin e Skënderbeut me rastin e ditës së Besëlidhjes së Lezhës.

Sipas të dhënave të para nga IKMT gjithçka ishte bërë pa lejen nga Instituti i Monumenteve. “Instituti i Monumenteve nuk ka dhënë leje për vendosjen e bustit”- thonë burime nga IKMT.

Kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, thotë se kjo është një gjë e papranueshme.

Është i papranueshëm bllokimi nga ana e Ministrisë për vendosjen e kësaj shtatoreje të shumëpritur për Lezhën”- thotë ai.