AKTUALITET, 1 Mars 2019, 12:26

"Kokaina e Maminasit", gjykata zgjat hetimet, dërgojnë letërporosi në Gjermani

"Kokaina e Maminasit", gjykata zgjat hetimet, dërgojnë

Krimet e Rënda zgjasin me 3 muaj afatet e hetimeve për dosjen e kokainës së Maminasit.

Kështu, prokuroria kërkon 3 muaj shtesë për hetimet ndaj Armando Pezakut, shoferit të kamionit dhe menaxherit të firmës Arbi Garden, Donaldo Lushaj.

Krimet e Rënda dërgojnë letërporosi sërish në Gjermani për marrjen e deklarimeve të Arbër Çekajt, ndërsa kërkesa për ekstradimin e tij në Tiranë ende s’ka marrë përgjigje.

Afati për këto hetime, skadoi ditën e djeshme, me 28 shkurt.