AKTUALITET, 1 Mars 2019, 13:15

Thaçi nga Tirana i përgjigjet Vuçiçit: Jo Union Ballkanik, cënon kombin tonë

Thaçi nga Tirana i përgjigjet Vuçiçit: Jo Union

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur kundër idesë për krijimin e një Unioni Ballkanik. Në Samitin e Diasporës, në Tiranë, kreu i shtetit të Kosovës tha se kjo ide cënon kombin shqiptar.

Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cënim i kombit tonë.

Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA.

Ideja e krijimit të një Unioni doganor ballkanik është hedhur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,-tha Thaçi.