AKTUALITET, 1 Mars 2019, 13:04

Detaji në look që Saimir Tahiri ndryshoi përpara gjyqit final

Ditën e djeshme, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është shfaqur me një ndryshim në look para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Ai është paraqitur vetëm në gjykatë në praninë e avokatit të tij.

Por përpos shoqërueseve besnike, një ndryshim është vënë re edhe në look-un e tij, më konkretisht te syzet.

Më herët në media janë publikuar disa lajme se syzet e para të Tahirit kur ishte ministër dhe më pas kur u largua nga Parlamenti kapnin një vlerë prej 10 mijë dollarë. Madje syzet e tij të shtrenjta janë cilësuar dhe si “prova” për Prokurorinë.

Marka e syzeve të ish-ministrit që u paraqit në mbledhjen e Këshillit të Mandatit dhe Imuniteteve kur iu hoq mandati ishin të markës ‘MAYBACH THE GRACE III SILVER” (Shih foton).

Ndërkohë që ish-ministri Brendshëm dje u shfaq me një markë të re syzeve “Hugo Boss”.

Në një kërkim në google, skeleti i këtyre syzeve të reja kap vlerën e rreth 150-200 dollarë.