TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre kandidatë nga radhët e Lëvizjes Socialiste janë paraqitur sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të dorëzuar kërkesën që i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.
Sipas burimeve pranë KQZ aktualisht janë tre kandidatë nga listat e LSI-së që janë paraqitur në këtë institucion.
Mësohet se Ylli Shehu, ish-deputeti i LSI-së ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë i hap rrugë marrjes së mandatit të deputetit.
Po të njëjtën gjë ka bërë dhe kandidatja e LSI-së në Dibër, Aurora Mara edhe kjo ka dorëzuar formularin ditën e sotme.
Ndërkohë që emri i tretë është, Enver Roshi, kandidat për deputet i LSI-së në Elbasan.
Ende nuk dihet se sa prej kandidatëve në lista do të pranojnë mandatin.


