BALLKAN, 16 September 2026, 13:24

VIDEO/ Dënimi për ish-krerët e UÇK, tensione pranë ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë, forcat e policisë rrethojnë zyrat

Disa protestues kanë tentuar të hyjnë me forcë në oborrin e ndërtesës së Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në Prishtinë.

Në pamjet e publikuara nga mediat lokale, protestuesit shihen duke u përplasur me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, të cilët i pengojnë të hyjnë në oborrin e EULEX-it.

Tensionet pasuan shpalljen e aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, me të cilin katër ish-krerët e UÇK-së u dënuan me burgim për krime lufte.

Forcat e policisë kanë rrethuar zyrat e EULEX në Prishtinë. Disa qytetarë të zhgënjyer u nisën nga sheshi "Skënderbeu" drejt selisë së EULEX  pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është dënuar me 25 vjet burgim, Kadri Veseli 18 vjet burgim, Jakup Krasniqi 25 dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.