BALLKAN, 16 September 2026, 10:15

Verdikti/ Kosova mban frymën pezull, në Hagë nis seanca e shpalljes së vendimit ndaj krerëve të UÇK-së

Zyrtarisht ka nisur në Dhomat e Specializuara në Hagë seanca ku do të shpallet aktgjykimi i shkallës së parë për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Trupi gjykues do ta lexojë vendimin individualisht për secilin prej të akuzuarve, duke u ndalur në dhjetë pikat e aktakuzës. Procesi pritet të zgjasë rreth dy orë.

Seanca po zhvillohet në prani të të akuzuarve, ekipeve të mbrojtjes, Prokurorisë dhe familjarëve, ndërsa jashtë ndërtesës së gjykatës janë mbledhur qindra shqiptarë në pritje të verdiktit.

Në të njëjtën kohë, në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, qindra qytetarë po e ndjekin seancën në ekranin e madh të vendosur nga organizatorët. Edhe në Hagë, nisja e seancës u prit me brohorima.