BALLKAN, 16 September 2026, 12:24

Prishtinë/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, trishtim dhe lot në sheshin “Skënderbeu”

Lot dhe pikëllim në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, pas shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Trupi Gjykues i shpalli fajtorë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për veprat penale të përcaktuara në aktgjykim, duke i dënuar me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi me 25 vjet, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burgim.
Koha e kaluar në paraburgim do t’u llogaritet në vuajtjen e dënimit, sipas vendimit të gjykatës.

Krerët e UÇK-së shpallen fajtorë, dënohen në total me 81 vjet burgim. Vendimi u transmetua drejtpërdrejt edhe në Prishtinë, ku qindra qytetarë ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” para ekranit gjigant të vendosur për transmetimin e seancës nga Haga.

Pas kumtimit të dënimeve, në shesh janë parë qytetarë të përlotur dhe të pikëlluar, ndërsa atmosfera është rënduar dukshëm.